Pamje të trishta, makinat e funeralit në portin e Barit në radhë për të kthyer në Shqipëri viktimat e covid19


Nga Italia publikohen disa foto nga porti i Barit, ku shihen makina funeralësh me shqiptarë që kanë humbur jetë në Itali për shkak të koronavirusit.

Makinat janë me targa shqiptare, ndërsa nga ajo që shkruan “Antenna Sud” pamjet janë realizuar para dy ditëve në portin e Barit nga fotografi Francesco Saccente.

“Coronavirus, udhëtimi i fundit drejt shtëpisë

LIVE nga porti i Barit sekuencat dramatike të hipjes në arkivolëve për në Durrës.

Kthimi i trishtuar në vendin e tyre. Këtu në Itali kishin gjetur punë, kishin realizuar një ëndërr. Sonte nga porti i Barit pamjet dramatike të makinave të varrosjes së shtetasve shqiptarë viktima të pandemisë. Ata do të ngjiten në tragetin Marina drejt Durrësit për lamtumirën e fundit.

Baby Boo