Pamje të tm*errshme nga ambientet ku trajtohen pa*cientë me koronavi*rus


Në Klinikën e Pulm*ologjisë – QKUK, aty ku po trajtohen paci*entët e inf*ektuar me koronav*irus, vazhdimisht po bëhet thirrje që të mbahet pastërtia por brenda vërehen papastërti të mëdha sidomos në pjesën e banjave

KALLXO.com ditë më parë ka raportuar për papastërtitë dhe mungesën e sapunëve, letrave higjienike në Klinikën e Pulmolo*gjisë, por mungesë e ngjashme ka qenë edhe dy ditë më parë kur KALLXO.com ka vizituar këto tualet brenda Klinikës.Në tualetet e katit të parë përveç mungesës së sapunëve dhe letrave higjienike ka papastërti edhe në pjesën e dyerve. Ndërsa, tualetet në katin e dytë janë në gjendje edhe më të rëndë, ato shihet se janë të vjetruara dhe përplot me papastërti. Edhe familjarët e pacie*ntëve mbrapa kamerave shprehen të shqetë*suar për papastërtitë nëpër tualetet brenda Klinikës.

Deri më sot 9.688 qytetarë të Kosovës janë infek*tuar me COVID-19 që nga muaji mars, 5.480 prej tyre janë shëruar dhe 300 të tjerë kanë vde*kur.

Baby Boo