Pamje të reja nga Kuvendi i Skenderaj: Ramiz Shala duke sulmuar asamblistin Bejta


Një përleshje fizike mes shumë asamblistëve e drejtorëve ka ndodhur sot në kuvendin Komunal të Skenderajt.

Gjithcka kishte nisur kur gjatë fjalimit në Kuvendin Komunal, Malsor Bejta i drejtohet Ramiz Shalën me fjalët injorant.

Pas kësaj, fillon ashpërsimi i gjuhës në mes tyre, duke e ofenduar njëri-tjetrin.

Gjatë përleshjes verbale , përveç të sharave dëgjohen krisma të thyerjes së gotave.

Teksa po diskutohej projektligji për miratimin e buxhetit komunal të Skenderajt, asamblisti Malsor Bejta, del në foltore dhe i drejtohet Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Ramiz Shala, se ai është një injorant.

Shikoni videon që nga minuta 38:00

Baby Boo