Pamje të reja ku pretendohet se policia përdori sprej edhe ndaj fëmijëve në Kamenicë


Një përplasje ka ndodhur sot mes banorëve të fshatit Shipashnicë e Poshtme të Kamenicës dhe zyrtarëve policorë, kjo si pasojë e kundërshtimit të banorëve për mbylljen e shkollës në këtë fshat.

Janë siguruar pamje ku shihen disa prindër duke mbajtur në krahë fëmijët e tyre, të cilët pretendojnë se policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj tyre
Në videon shihet se si një prind e mban vajzën e tij në krahë dhe e dërgon tek një krua për t’ia larë sytë, ndërsa vëllau i vajzës dëgjohet duke thënë se “kqyre çka i kanë bërë motrës time”.

Ndërsa në një video tjetër shihet se si një fëmijë është i shtrirë në veturë dhe mbahet nga nëna e tij, ndërsa babi e ndalë veturën dhe i drejtohet policisë duke i thënë “kqyre çfarë m’i keni bërë qikes, marre duhet me ju ardhë. A keni fëmijë?”.
Sot gjatë ditës publikoi pamje ku shihet disa banorë të Shipashnicës përfunduan në spital.

https://video.gjirafa.com/video-kamenice-nxenesit-mp4

Baby Boo