Pamje rrëqethëse nga lufta: Nëna dhe babai i japin lamtumirën e fundit birit të tyre dëshmor, i cili i lindi pas 15 viteve martesë


Është publikuar një video nga lufta në Kosovë, e cila është xhiruar në maj të vitit 1999.
Në një video të rrallë nga lufta në Kosovës, shihen pamjet e pa publikuara më parë, ku një nënë dhe një baba nga Kosova, po i jep lamtumirën fundit djalin të tyre i vrarë nga forcat serbe

Kjo video e publikuar për herë të parë nga koleksionisti i luftës së Kosovës, Esat Shala, përveç tjerash emocionues është fjalimi i dy prindërve mbi arkivolin e djalit të tyre.

Shala thekson në pamjet e tij të publikuar në rrjetin social në Facebook, nëna dhe babai i japin lamtumirën e fundit birin të tyre dëshmor, i cili i lindi pas 15 viteve martesë.

Ndryshe, koleksionisti Shala publikon pamje të rralla nga lufta e fundit në Kosovë, por që asnjëherë nuk ka gjetur përkrahje edhe nga institucionet e vendit.

Kujtojmë se Esat Shala është vëllai i dëshmores Luljeta Shala.
Dëshmorja Luljeta Shala ishte vrarë bashkë me bashkëshortin e saj nga forcat serbe.

Baby Boo