Pamje nga vendi i ngjarjes në aksidentin ku dyshohet se humbën jetën 4 kosovarë


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rubik mbrëmjen e sotme. Dyshohet se në këtë ak*sident kanë mbetur të vdekur 4 persona dhe një i plagosur. Mësohet se vi*ktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova.
Siç shihet në pamje, në këtë aks*ident janë përfshirë një makinë tip “Citroën” dhe një kamion. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se makinat janë përplasur kokë më kokë.

Në këtë pjesë të Rrugës së Kombit mungon ndriçimi dhe dyshohet se ka ndikuar në shkaqet e aksidentit, si dhe lagështia në rrugë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ambulanca dhe zj*arrfikësit.
“Në Aksin Rrugor Rrëshen Rubik, Rruga e Kombit, te karburant “Toma”, ka ndodhur një aksident rrugor midis mjeteve Citroen dhe mjeti kamjon ku si pasojë e aks*identit dyshohet per 4 vik*tima. Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje“, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Baby Boo