Pamje nga aksioni i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës


Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në pjesën veriore të Mitrovicës, si të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Policia e Kosovës ka zbuluar edhe inicialet e personave të dyshuar, të cilët rreth orës 4 të mëngjesit janë arrestuar pas një aksioni të njësiteve të ROSU-së, transmeton Telegrafi.

Ndryshe nga mediat e Kosovës që nuk kanë pasur qasje gjatë arrestimit në orët e para të mëngjesit në veri të Mitrovicës, mediat serbe kanë publikuar disa pamje amatore të aksionit policor të policisë së Kosovës.

Se çfarë atmosfere ka mbretëruar në pjesën veriore në orët e para të mëngjesit ku policia u vë në aksion për kapjen e të dyshuarve, tregojnë edhe videot e publikuara më poshtë ku disa prej tyre janë filmuar nga tarracat e ndërtesave, dhe tregon policët e grumbulluar para veturave të tyre.

Ndërkaq një video tjetër tregon konvojin e veturave të policisë duke lëvizur nëpër disa rrugica, që gjithashtu besohet të jenë filmuar nga kalimtarët e rastit.

Baby Boo