Pamje e pabesueshme: Për herë të parë në histori xhirohen gjirafa të bardha


Në një rezervat kenian janë vërejtur dy gjirafa plotësisht të bardha.

Pasi që popullata lokale i ka njoftuar, punëtorët e rezervatit kanë gjetur gjirafa në rezervatin “Ishaqbini Hirola” në rajonin kenias Garisa.

Dy gjirafa të bardha, nëna dhe e bija, vuajnë nga gjendja gjenetike e quajtur leucizma, e cila e pengon pigmentimin e lëkurës, transmeton gazetametro.net.

Për dallim prej albinizmit, kafshët me leucizmë edhe më tej prodhojnë pigmentin e errët në indet e buta, gjë që i shpjegon sytë e errët të gjirafave të bardha dhe ngjyrat tjera.

Këtë rajon e drejton rezervati Hirola, organizatë joqeveritare e përkushtuar për ruajtjen e antilopës hirola të rrezikuar, njërës prej më të rrallave në botë.

Rezervati ka shkruar në blog se gjirafat për herë të parë u janë treguar renxherëve në qershor nga banorët lokalë.

“Ishin aq afër dhe jashtëzakonisht të qeta dhe nuk dukej se po i shqetëson prania jonë. Nëna po rrinte e parë, deri sa i sinjalizonte bijës që të fshehet pas kaçubes”./gazetametro.net

Baby Boo