Pamela Anderson ndahet pas dy javësh, i jep fund martesës së pestë


Pamela Anderson-it iu deshën vetëm 12 ditë për t’u bindur se martesa s’bën për të. Anderson dhe producenti i filmave Jon Peters i dhanë fund marrëdhënies pasi qëndruan vetëm 2 javë si burrë dhe grua. Dyshja u martua përmes një ceremonie shumë sekrete, ku thanë “PO” përpara fëmijëve respektivë dhe familjarëve.

Pavarësisht kësaj, Pamela dhe Jon nuk firmosën asnjë dokument ligjor që i njeh dhe burrë dhe grua.

“Ne do të ishim shumë mirënjohës nëse ju na mbështesni teksa ne marrim pak kohë vetëm, për të rivlerësuar çfarë duam nga jeta dhe nga njëri-tjetri. Jeta është udhëtim dhe dashuria proces. Me këtë të vërtetë absolute në mendje, ne të dy vendosëm ta mbyllim formalisht martesën.”- u shpreh Anderson.

Nga ana tjetër, ish-bashkëshorti i saj pak para martese tha se pas gjithë këtyre viteve, s’do të donte njeri tjetër veç Pamela-s, duke shtuar se ajo e bënte atë “të egër” në një formë të mirë. Kurse për Anderosn, Jon s’krahasohej me asnjë nga burrat e tjerë të Hollyëood-it.

Gjithsesi, diçka ndodhi dhe magjia u prish pas 12 ditëve sepse çifti mendon se ka diçka për të rivlerësuar. Sidoqoftë, historia e dyshes daton që para 30 vitesh. Nëse kjo martesë do të kishte zgjatur paksa, do të ishte e 5-ta për të dy, por fatkeqësisht numri mbeti 4 e paaak.

Baby Boo