Paloka: S’mund të isha i pranishëm në sallën e një parlamenti që pranon të trajtohet si vasal


Deputeti i PD-së, Edi Paloka, ka shpjeguar qëndrimin e tij pasi ka bojkotuar sallën e parlamentit gjatë fjalës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Në një prononcim për SYRI-n, Paloka ka theksuar se “nuk mund të isha i pranishëm në sallën e një parlamenti që pranon të trajtohet si vasal i Turqisë”.

Gjithashtu Paloka ka sqaruar se Erdogan ka gjithë të drejtën të trajtoj si vasal dhe më keq Edvin Ramën, se ka sponsorizuar qëndrimin e tij në pushtet, por kurrsesi Parlamentin e Shqipërisë.

Paloka: Nuk mund të isha i pranishëm në sallën e një parlamenti që pranon të trajtohet si vasal. Erdogan ka gjithë të drejtën të trajtojë si vasal dhe më keq Edvin Ramën, se ka sponsorizuar qëndrimin e tij në pushtet, por kurrsesi Parlamentin e Shqipërisë.

Miqësia e “vëllazëria” nuk kanë lidhje me vasalitetin.

Baby Boo