Pallmer: SHBA kërkon partner të fortë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut


Përfaqësuesi për Ballkanin Perëndimor në Departamentin Amerikan të Shtetit, Metju Pallmer thotë se Maqedonisë së Veriut i duhet Qeveri që do të jetë partner me SHBA-të. Pallmer në një intervistë për “Ballkan Insajder” ka potencuar konturat në të cilat duhet bazohet shumica e ardhshme.

Në kërkojmë një partner të fortë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, një partner që do ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në maksimum si anëtare e NATO-s, Qeveri që është e gatshme ta çojë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejtë mundësisë për t’u anëtarësuar në BE, Qeveri e gatshme për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe ekzekutiv i cili është i gatshëm të avancojë paqen dhe prosperitetin mes gjithë qytetarëve”-pohoi Methju Palmer, Përfaqësues i DASH për Ballkanin.

Duke mos komentuar negociatat për formimin e shumicës, Pallmer thotë se mbështetja e SHBA-ve do të jetë e pakontestueshme për cilën do shumicë të re Parlamentare.

Cilado Qeveri që del nga negociatat, duhet të jetë e fokusuar në këto synime dhe do të gjejë partneritet të fortë në SHBA-të”-tha Methju Palmer, përfaqësues i DASH për Ballkanin.

Palmer, procesin zgjedhor e ka vlerësuar të drejtë, demokratik dhe të suksesshëm ashtu siç duhet të jetë në një vend anëtar të NATO-s./Adrian Kerimi

Baby Boo