Pallate të shkatërruara e njerëz të përgjakur, pamjet e dhimbshme pas sulmit rus ndaj Ukrainës


Kanë filluar të dalin imazhet e dëmeve reale që ka shkaktuar sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. Agjencia “Anadolu” ka publikuar foton e një personi të vdekur pas sulmit rus në qytetin verior të Kharkivit, një ndër objektivat e parë të ushtrisë ruse

Agjencia raporton se viktima është një i ri, ndërsa mbi kokë i qëndron babai i tij duke qarë.
VIDEO

Më herët në media janë publikuar edhe foto të tjera të ukrainasve të dëmtuar nga sulmi rus, ndërsa deri më tani raportohen sulme ndaj objektivave ushtarakë në disa qytete.

Platforma e njohur “Bellingcat” raportoi më herët se ushtria ruse ka goditur edhe objektiva civilë pranë aeroportit të Kharkivit.

Baby Boo