Palët e treta mund t’ju lexojnë mesazhet në Gmail


Google ka konfirmuar se e-mail private që dërgohen dhe pranohen përmes përdoruesve të Gmail ndonjëherë mund të lexohen nga palët e treta persona fizik që zhvillojnë aplikacione, jo vetëm nga makineritë.

Personat që kanë lidhur aplikacionet me llogarite e tyre, pa dijeni mund t”ju kenë dhënë leje stafit njerëzor që të lexojnë mesazhet e tyre.

Google lejon lidhjen e e-mail me mjete të menaxhmentit të palëve të treta, siç mund të jenë planifikimet në kalendar.

Google ka treguar se kjo praktikë nuk është në kundërshtim me politikat e saj.

Ekspertë të sigurisë janë shprehur të çuditur se si kjo kompani ka lejuar një gjë të tillë.
Gmail është shërbimi më i popullarizuar për e-mail në botë me mbi 1.4 miliardë përdorues.

Baby Boo