Palestinezët raportojnë se Izraeli po i godet edhe në pjesën jugore ku u pati thënë të iknin


Palestinezët në Gaza kanë raportuar sulme ajrore izraelite gjatë natës së të shtunës në të gjithë territorin e rrethuar, duke përfshirë pjesën jugore, ku Izraeli u kishte thënë civilëve të kërkonin strehim ndërsa operacioni i tij tokësor intensifikohet në veri të Gazës, raportoi Associated Press.

Raed Mattar, i cili u largua nga veriu i Gazas dhe është strehuar në një shkollë në jug, ka thënë se ka dëgjuar shpërthime nga sulme ajrore.

“Njerëzit nuk flenë kurrë. Zhurma e shpërthimeve nuk ndalon kurrë”, ka thënë ai.

Sulme u raportuan edhe në qytetin e Gazas, ndërsa raketat goditën në perëndim të qytetit dhe afër spitalit al-Quds.

Ushtria izraelite vazhdimisht ka goditur afër spitalit ditët e fundit, ka thënë Adly Abu Taha, banor i qytetit i cili është strehuar në bodrumet e spitalit për tri javët e fundit.

“Bombardimet afrohen ditë pas dite. Nuk dimë ku të shkojmë”, ka thënë ai.

Baby Boo