Palestina prishet me Serbinë: Kërkon ndërprerjen e marrëdhënieve me Izraelin


Palestina ka paralajmëruar që Autoriteti Palestinez do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me çdo vend që lëviz ambasadën në Jeruzalem ose e zhvendos atje. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO), Saeb Erekat, i cili ishte negociatori kryesor i paqes me Izraelin, njoftoi për këtë përmes një postimi në Tëitter.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve të respektojnë ligjin ndërkombëtar, duke përfshirë Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB 478 dhe 2334. Shkelja e ligjit ndërkombëtar është një shenjë e dobësisë, jo e fuqisë,” shkroi ai.
Të Premten, Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi se Serbia do të zhvendosë ambasadën e saj në Izrael nga Tel Aviv në Jeruzalem dhe se Kosova dhe Izraeli kishin rënë dakord të krijonin marrëdhënie.

Erekat kritikoi vendet arabe dhe myslimane që nuk kanë bërë presion ndaj administratës Trump për shkak të kësaj, dhe deklaroi se Trump po bindte vendin afrikan të Malavi që gjithashtu të zhvendoste ambasadën në Jeruzalem. Shtetet e Bashkuara zhvendosën ambasadën e saj në Jeruzalem në maj 2018, pasi Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit në dhjetor të vitit të kaluar. Shumica e vendeve në botë refuzojnë ta bëjnë këtë. Vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Guatemala kanë ambasada në Jeruzalem.

Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor në luftën e 1967, kur Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës u pushtuan.
Palestinezët planifikojnë të krijojnë shtetin e tyre të pavarur në ato territore. Media arabe njoftoi se Erekat po negocionte me disa vende arabe për të parandaluar normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Izraelin pas vendosjes së fundit të marrëdhënieve diplomatike midis shtetit hebre dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Erekat theksoi se vendet arabe duhet t’i përmbahen Nismës Arabe të Paqes nga 2002, e cila parashikon normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin vetëm nëse tërhiqet nga të gjitha territoret Arabe.

Baby Boo