Palestina dështon të bindë Ligën Arabe të dënoj marrëveshjen Emirate-Izrael


Liderët palestinezë ripërtërinë përkrahjen për shtetin e Palestinës nga Sauditët të mërkurën, por dështuan të bindin Ligën Arabe të dënojnë marrëveshjen e muajit të kaluar për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në video konferencën e ministrave të jashtëm, udhëheqësit palestinezë e zbutën qëndrimin e tyre e traktatit të 13 gushtit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara që do të zyrtarizohet në ceremoninë e nënshkrimit në Shtëpinë e Bardhë me 15 shtator, por pa sukses.
“Diskutimet rreth kësaj pike ishin serioze. Ishin të hollësishme e morën kohë por nuk sollën drejt një pajtueshmërie rreth komunikate që ishte propozuar nga pala palestineze” ju tha reporterëve asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Arabe, Hossam Zaki.

Marrëveshja mes Emirateve dhe Izraelit është e para e tillë në mes një shtet arab në 20 vitet e fundit, dhe është arritur pjesërisht për shkak të shqetësimeve të përbashkëta ndaj Iranit.
Palestinezët ishin të tron*ditur nga qëndrimi i Emirateve, me drojën se kjo do të dobësonte qëndrimin pan-arab që thërriste për tërheqjen e Izraelit nga të gjitha territoret e oku*puara dhe pranimin e shtetësisë së Palestinës në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve me shtetet arabe.

Deklarata e Mbretërisë së Arabisë Saudite të komentuara nga Ministri i Jashtëm Princi Faisal bin Farhan al-Saud nuk e kishte përmendur marrëveshjen e normalizimit. Ai megjithatë mbështeti krijimin e shtetit të Palestinës bazuar në kufijtë e para luf*tës së vitit 1967, me Jerusalemin lindor si kryeqytet sipas marrëveshjes.
Ministri i Jashtëm Riyad al-Maliki i ishte referuar marrëveshjes si ‘befasi’ dhe një ‘tër*met’ për konsensusin Arab, dhe ishte shprehur i tronditur për dështimin të thirret një samit emergjent Arab pasi marrëveshja ishte shpallur.

Maliki megjithatë ju shmang fjalëve të rënda si ‘tradhti’ që liderët palestinezë e kishin përdorë menjëherë pas shpalljes së marrëveshjes.
Për Izraelin Maliki kishte ruajtur retorikën e ashpër, shtet të cilit ju referua si ‘okupator racist dhe kolonialist’, ndërsa SHBA’në e akuzoi për shantazh, presion dhe su*lm kundër Palestinezëve dhe disa shteteve arabe

Baby Boo