Pal Lekaj i uron ditëlindjen Thaçit: U pafshim së shpejti në Kosovë


Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i ka uruar ish-presidentit Hashim Thaçi ditëlindjen.

Përmes një postimi në Facebook, Lekaj ka uruar që të takohet së shpejti në Kosovë me ish-presidentin Thaçi.

Urime ditëlindjen miku im, president Hashim Thaçi! U pafshim së shpejti në Kosovë, me ty dhe shokët e tjerë”, ka shkruar Lekaj.

Kujtojmë se ish-presidenti Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së aktualisht gjenden në paraburgim në Hagë, ku po gjykohen nën dyshimet për krime lufte.

Baby Boo