Pakistani pezullon shërbimet telefonike


Pakistani ka pezulluar thirrjet telefonike dhe shërbimet tjera në telefon ndërsa miliona njerëz u drejtohen qendrave të votimit për qeverinë e re.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme ka thënë se masa është marrë për shkak të incidenteve terroriste të fundit në vend.

Zgjedhjet vijnë gati dy vjet që kur ish-kryeministri Imran Khan u rrëzua me mocion mosbesimi, raportoi BBC.

Khan u burgos për korrupsion vitin e kaluar.

Edhe pse shërbimet telefonike janë ndalur, interneti “ë-ifi” vazhdon të funksionojë.

Baby Boo