Pakistani do të blejë 30 helikopterë të armatosur nga Turqia


Turqia dhe Pakistani kanë nënshkruar një marrëveshje për shitjen e 30 helikopterëve ofensivë, raporton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja u bë e ditur në programin zgjedhor të shpalosur të enjten nga Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Në një intervistë për AA në nëntor të vitit 2017, ministri pakistanez për Prodhim në Fushën e Mbrojtjes, Rana Tanveer Hussain, kishte thënë se vendi i tij ka planifikuar të blejë 30 helikopterë ofensivë dhe katër anije detare nga Turqia.

Hussain kishte zbuluar se Pakistani ishte i interesuar në helikopterin ATAK T129, të zhvilluar nga Industritë Hapësinore Turke dhe AgustaWestland me bazë në Itali.

Helikopteri i armatosur u shtua në inventarin e Forcave të Armatosura Turke në vitin 2014.

Më 23 mars, helikopterët AT12 nga Turqia morën pjesë në një fluturim ceremonial në kryeqytetin pakistanez, Islamabad.

Baby Boo