Pakistanezja e cila përjetoi tortura të papara nga familja e saj


“Më kanë droguar, më kanë lidhur për shtrat”… Studenten e re e cila me mashtrim u soll prej Italisë në Pakistan, e priti tortura e paparë – prej familjes së vet!

Studentja e cila ishte e detyruar të abortojë pasi familja e saj e kishte sjellë në Pakistan kur kanë dëgjuar se ka mbetur shtatzënë me të dashurin e saj italian, me shumë mund është kthyer në Itali.

E identifikuar si Farah, studentja 19 vjeçe qëndronte në Verona në momentin kur kishte mbetur shtatzënë. Familja e saj në shkurt të këtij viti e kishte mashtruar në mënyrë që të kthehej prapa në Pakistan, dhe prej atje shpëtoi me ndihmë të policisë pakistaneze në Islamabad javën e kaluar.

“Më kanë droguar, më kanë lidhur për shtrat dhe më detyruan të abortojë”, ka pranuar Farah në mesazhet tekstuale dhe audio të cilat kishte arritur t’i dërgojë miqve në vet në Itali, shkruajnë mediet italiane.

Ka thënë se si familja e saj e kishte mashtruar duke thënë se duhet të vjen në martesë të vëllait dhe më pas e kanë detyruar të abortojë. Në mesazhet e dërguara miqve ajo kishte thënë se frikohet për jetën e saj, transmeton Insajderi.com.

Rasti i saj ka tërheqë shumë vëmendje në Itali sepse kohë më parë në këtë vend një italiane me prejardhje pakistaneze ishte mbytur, derisa policia dyshon se e kanë vrarë anëtarët e familjes së saj për shkak se e ka refuzuar martesën e kontraktuar. Kur u publikua tregimi për Farah, u angazhua edhe ministri i jashtëm i Italisë Angelino Alfano i cili doli në mbrojtje të drejtave të drejtave themelore të njeriut dhe e kontaktoi ambasadën italiane në Pakistan.

Ambasada i kishte alarmuar autoritetet pakistaneze, dhe pasoi aksioni dramatik i policisë së Islamabadit, e cila kishte hyrë në shtëpinë e prindërve të Farah, e kishte liruar vajzën dhe e kishte dërguar në ambasadën e Italisë. Atje e pritnin viza italiane dhe pasaporta e re, derisa Alfano kishte publikuar në Twitter se Farah është e sigurt dhe u kthye në Itali, si dhe i falënderoi autoritetet pakistaneze për bashkëpunim.

Rasti i Farah ka shkaktuar solidaritet të paparë në Itali, madje edhe djathtistja e përbetuar Giorgia Meloni, përndryshe e njohur për qëndrimin e ashpër ndaj imigrantëve ilegalë, ka kërkuar që Farahs t’i jepet nënshtetësia italiane.

Baby Boo