Pakistanezë në vend të shqiptarëve, fermeri nga Kruja gjen punëtorët e munguar


Largimi i të rinjve nga Shqipëria, ka sjellë krizë punëtorësh edhe në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Muharrem Hocja nga Gramza e Krujës tre vite me parë ngriti një stallë më lopë me shpresën se shumë shpjet do të hidhej në tregun e industrisë së qumështit.

“E hapëm me 11 krerë gradualisht kemi arritur të bëjmë 30 krekë lopë dhe 15 vica, gradualisht do të bëjmë një stallë bashkohore me 250 krerë lopë”, u shpreh fermeri Muharrem Hoçja.

Edhe ata pak të rinj që kanë mbet në fshatin Gramëz, nuk kanë dëshirë të punojnë në fermë, për këtë arsye projekti i Muharremit për të zgjeruar fermën do të kërkojë edhe pak kohë që të zbatohet, sepse punëtorët e rinj të fermës i mori nga Pakistani i largët.

“Ne kemi vështirësi tek punëtori sepse kam 1 muaj e gjysme që kam marrë tre punëtor nga Pakistani ne fermë. Por edhe këta që kemi këtu nuk me provojë 100%, plus gjuhën nuk e dinë. Deri sa të na kuptojnë me do të vuajmë pak, po punoj këtu matën dhe ditën bashke me fëmijët. Por kur të bëhet stalla më bashkohore do të kenë më lehtë tek puna”, thotë Hoçja.

Ndërkohë që shqiptarët po emigrojnë drejt shteteve të BE, për 40-vjeçarin nga Pakistani Muhamed Faroq, fshati i Krujës i duket vendi ideal për të jetuar përgjithnjë në fshatin Gramëz.

“Këtu më pëlqejnë shumë njerëzit. Në Pakistan punoj në një fermë të madhe e cila kishte dhe fabrikë. Këtu kujdesem për lopët dhe të mbjellat përreth fermës. Shumë shpejt kam dëshirë që të sjell edhe familjen time të punojë së bashku me mua”.

Të parët e që e ndjenë mungesën e fuqisë punëtore ishte biznesi fason, ndërkohë braktisja e fshatrave ka sjellë menjëherë efektet negative edhe në sektorin e bujqësisë, tokat rrezikojnë që të mos punohet më nga fermerët shqiptarë, por ata Pakistan.

Baby Boo