Pakistan, njësi policore me ‘rollera’ për ta lu*ftuar kr*imin (VIDEO)


Autoritetet pakistaneze e kanë krijuar një njësi të posaçme policore për të frenuar kr*imin në qytetin jugor Karachi.
Qyteti në fjalë është i mbipopulluar dhe ka zona ku automjetet konvencionale të policisë nuk mund të depërtojnë për shkak të rrugëve të ngushta.

Andaj, autoritetet pakistaneze kanë ndjekur gjurmët e njësive të ngjashme në Evropë dhe kanë vendosur që ta krijojnë njësitin e veçantë policor me rollera.
Pas një muaji trajnimesh, skuadra e re do të vendoset pranë rrugëve të ngushta të qytetit, vendkalimeve, kryqëzimeve të ngarkuara dhe nëpër qendra tregtare për ta lu*ftuar kr*imin.

Baby Boo