Pak orë nga viti i ri – Ja si duket sheshi e qytetit të Shkupit


Në ditën e fundit të vitit 2021 nuk kishte asnjë organizim të posaçëm në sheshin e qytetit, qoftë për të rriturit ose fëmijët. Madje, më të vegjlit nuk i’u gëzuan as ardhjes së baba gjyshit të Vitit që tradicioalisht i gëzonte me dhurata të ndryshme. Pavarësisht kësaj, fëmijët ishin të lumtur për dhuratat që kishin marrë nga prindërit e tyre.

“Dëshira ime ishte të kem piano dhe këtë e mora para Vitit të Ri. Dëshiroj të bëj shumë gjëra, të vizatoj, të laj në piano”, shprehet një fëmijë.
Ndryshe nga fëmijët, në fytyrat e të rriturve nuk kishte ndonjë buzëqeshje optimiste për Vitin e Ri 2022. Ndër të tjera, qytetarët kërkojnë gjendje më të mirë ekonomike dhe lirim nga masat e virusin corona.

“Sa i përket politikës kështu do të jetë edhe ky vit. Shkojmë nga më e mira por problem është me këto politikan që i kemi është problem. Si ta kesh politikën ashtu është edhe jeta e qytetareve pavarësisht se jeton në qytet, fshat ose në mal. Me këto rroga që janë, me këto vende pune është problem, po e shihni edhe vet, nuk ka mbet rini të gjithë kanë dal jashtë shtetit, secili shikon ta siguron kafshatën e bukës”, thotë një qytetar.
Për shkak të gjendjes ekonomike, shumë qytetarë janë shprehur se Vitin e Ri do ta presin në shtëpi. Qyteti i Shkupit, për këtë natë ka përgatitur një program modest argëtues duke filluar nga ora 21.

Baby Boo