Pagoi 50 euro dhe arriti të futet në Mal të Zi pa test për COVID-19, turisti arrestohet pasi tregoi ngjarjen në TV


Një shtetas gjerman është arrestuar në Mal të Zi pasi gjatë një interviste ku pyetej se si po kalonte pushimet ai tregoi se si kishte korruptuar me 50 euro policët në pikën kufitare me Shqipërinë.

“Unë udhëtova me makinë”, tregon ai.

Ndërsa kur gazetari e pyet nëse kishte kaluar testin për Covid-19, ai thotë se jo.

“Vetëm i futa 50 euro në pasaportë dhe kalova pa problem”, shton ai.

Baby Boo