“Pagesat e shtesave për të rinjtë”, Demiri: Përkushtimi ynë rinia dhe ulja e papunësisë!


Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot bëri pagesën e rregullt për muajin prill 2021 për 3.289 përfitues të ndihmës shtesë për të rinjtë me shumën prej 10.598.810,00 denarë.

Ndihma shtesë për të rinjtë në vlerë prej 3.000 denarë në muaj u paguhet të rinjve deri në 23 vjeç të punësuar në veprimtaritë e prodhimit dhe bujqësisë, të paktën me arsimin e mesëm të kryer. Në këtë mënyrë, kontribuojmë në përmirësimin e standardit të tyre të jetesës dhe plotësojmë nevojat e punëdhënësve me një fuqi punëtore të kualifikuar siç duhet.
Për 3.289 përfitues të ndihmës shtesë për të rinjtë janë paguar 10.598.810,00 denarë.

Baby Boo