Pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve është në rrjedhë


Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot filloj pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile për muajin dhjetor të vitit 2021. Siç informojnë nga MPPS, shfrytëzuesit e të drejtave financiare të cilët posedojnë kartelë debitore do të mund t’i marrin mjetet në bankomate, t’i përdorin mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin shitës apo përmes sistemit bankar elektronik dhe mobil prej sot, 3 janar 2022.

Me qëllim që të evitohet turma para bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe e shfrytëzuesve të ndihmës financiare në kushte të rrezikut nga virusi Kovid-19, për shfrytëzuesit të cilët nuk përdorin kartela, pagesa do të bëhet në dy grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në pajtim me orarin e konfirmuar sipas rendit alfabetik, sipas shkronjës së parë të mbiemrit dhe atë:
03.01.2022– А B V G D GJ Е ZH Z X I Ј К L

04.01.2022– M N NJ О P R S Т Q U F H C Ç XH SH

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përkujton për obligimin e mbajtjes së maskës dhe distancës fizike prej dy metrave.

Baby Boo