Pagat e ulëta, shkak për administratorët joefikas

Shkaqet kryesore për efikasitetin e dobët të nëpunësve administrativ janë pagat e ulëta, motivimi i dobët përkundër dënimeve dhe dispozitave restriktive, thonë nga Sindikata e punonjësve të administratës. Nevojiten ndryshime ligjore të dispozitave që parashikojnë detyra të caktuara nga nëpunësi ndërsa për to nuk ka kurrfarë trajnimi.

Baby Boo

Çdoherë ka gabim kur thuhet nëpunës administrate dhe mendohet për persona të punësuar në shëndetësi, arsim, mbrojtje dhe polici. Kjo nuk është e saktë, ata janë të punësuar në sektorin publik dhe janë nëpër ato ministri me numër të madh të punonjësve ndërsa nëpunësit administrativ janë të punësuar nëpër fonde, agjenci dhe ministri të tjera – deklaroi Tërpe Deanovski, sekretar i përgjithshëm i SPOGJ.

Pak ditë më parë një pjesë e Organizatave joqeveritare dolën me të dhëna negative që konfirmuan joefikasitetin e punonjësve shtetërorë. Ka sistemim jopërkatës të kuadrit nëpër institucione dhe një pjesë e vogël iu ofrojnë shërbime të drejtpërdrejta qytetarëve. Si më kritike përmendet Ministria e shëndetësisë ku punojnë mbi 19.000 persona prej të cilëve vetëm rreth 1400 ofrojnë shërbime direkte për qytetarët.

Duhet të mendojmë për mobilitet mes sektorit publik dhe atij privat dhe kuptohet zgjidhja më e padëshiruar- largime nga sektori publik – tha Sanja Bozhoviq- Stojanovska, Fondacioni “Shoqëri e hapur”.

Për përmirësimin e situatës sindikalisti Deanovski nënvizon nevojën e departizimit të institucioneve shtetërore, që sipas tij, vazhdon edhe me këtë pushtet.

Në postet drejtor, sekretar shtetëror, sekretar i përgjithshëm, udhëheqës sektori patjetër duhet të jenë njerëz që kanë dalë nga institucioni përkatës e jo të vijnë njerëz me ministrin, punojnë aq sa zgjat mandati i ministrit dhe më pas largohen – deklaroi Tërpe Deanovski, sekretar i përgjithshëm i SPOGJ.

Sindikata e administratës përsëritën kërkesën ndaj kryeministrit Zaev për rritjen e të pagave për punonjësit në administratë dhe sektorin publik. Përllogaritjet e tyre tregojnë se 50% e nëpunësve administrativ marrin paga nën nivelin e mesatares në vend./Alsat-m