Paga mesatare në Maqedoni është rritur për 700 denarë, por jo të gjithë qytetarët do ta ndiejnë rritjen

Në aspektin statistikor, paga e rritur mesatare neto e cila arriti në 28,272 denarë, është rezultat i numrit të shtuar të qytetarëve të larguar nga puna. Ekspertët ekonomikë thonë se rritja e pagave është një rrjedhë normale e aktivitetit ekonomik, por që rritja prej 2.7 për qind krahasuar me vitin paraprak nuk është në nivel të kënaqshëm.

Baby Boo

Paga mesatare është rezultat i pushimeve nga puna ose humbjes së 25 mijë vendeve të punës që janë kryesisht në punë me paga të ulëta dhe kur merrni ato punë me paga të ulëta atëherë paga mesatare del më e lartë”, pohoi Blagica Petreski nga Instituti i hulumtimeve ekonomike Finance Think.
Ekonomistët thonë se rritja e pagës neto për 732 denarë nuk do të ndihet nga të gjithë qytetarët.

Në mënyrë analitike, jo të gjithë qytetarët do ta ndiejnë këtë, veçanërisht nëse analizohet paga mesatare tani. Shumë ekspertë kanë theksuar se kriza do të prekë kryesisht punonjësit me të ardhura të ulëta, ata që marrin pagë minimale dhe kjo ishte edhe në këtë rast. Kemi pasur kryesisht largime nga puna në sektorët me paga të ulëta, industrinë e tekstilit, turizmit, etj”, theksoi Gadaf Rexhepi, profesor Universitar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në rritjen e pagës mesatare ndikon edhe rritja e të ardhurave të punonjësve në mbrojtjen shëndetësore dhe sociale ku pagat janë rritur për 12.7 për qind, si dhe në industrinë e IT-së ku rritja është 8.3. Sidoqoftë, ndryshe nga këto aktivitete, statistikat tregojnë ulje të pagave në sektorin financiar, objektet e akomodimit, komunikimet dhe aktivitetet e lidhura me ushqimin.