Paga mesatare në Maqedoni është 29.943 denarë, ja për sa % është rritur


Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuar në dhjetor të vitit të kaluar ishte 29.943 denarë, që është një rritje prej 5.8% në krahasim me dhjetor 2020.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, rritja ka ardhur kryesisht nga rritja e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Transport dhe magazinim me 13.1%, ndërtimtari me 12.6% dhe tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave me 12.1%.

Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, është shënuar në sektorët e mëposhtëm: Aktivitetet e pasurive të patundshme me 10.4%, Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit me 9.1% dhe Ndërtimtaria me 7.6%.

Paga mesatare mujore bruto, paguar për punëtor, në dhjetor 2021, ishte 44.711 denarë, ndërsa është rritur për 5.9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2020. Kjo vjen si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore bruto të paguar për punonjës në sektorët: Transport dhe magazinim me 12.9%, Ndërtimtari me 12.5% dhe Tregti me shumicë dhe pakicë; riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave me 11.8%.

Rritje e pagës mesatare mujore bruto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, është shënuar në sektorët: Aktivitetet e pasurive të patundshme me 9.9%, Veprimtaritë financiare dhe sigurimet me 9.4% dhe minierat dhe guroret me 7.4%.

Baby Boo