Paditet i punësuari në Qeverinë e Maqedonisë, ka dhënë SIM kartela në llogari të shtetit


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër S.P (51) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Nga MPB thonë se S.P ka qenë i punësuar në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në Qeveri dhe duke shfrytëzuar ndikimin e tij, në mënyrë joligjore nëntë personave të panjohur ju ka dhënë SIM kartela që kanë qenë nën pronësi të qeverisë.

“Kur faturat kanë arritur për pagesë, i padituri si person zyrtar i angazhuar për të kryer kontrolle në llogaritë e shfrytëzuesve të celularëve zyrtar, edhe pse e ka ditur se numrat janë shfrytëzuar nga persona që nuk ju takon, i ka nënshkruar dhe i ka vulosur se nuk ka asnjë vërejtje”, thonë nga MPB.

I padituri këtë veprim e ka kryer prej muajit maj të vitit 2012 deri në gusht të vitit 2017.

Baby Boo