Padi për drejtorin e një shkolle në Maqedoninë e Veriut për keqpërdorim të hapësirave të shkollës

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paditur një drejtor shkolle nën dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, vepër e dënueshme nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

“RPB Koçani deri te Prokuroria Themelore Publike në Koçani ka paraqitur kallëzim penal ndaj 34 vjeçarit S.Z. nga Koçani për shkak ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar” në bazë të nenit 353 nga Kodi Penal”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ai ishte ushtrues detyre i drejtorit në Shkollën e Mesme Komunale “Gjosho Vikentiev” në Koçani në vitin shkollor 2022/23, kur dha hapësirat e shkollës me qira te një subjekt juridik, pa i kryer procedurat e parapara. Subjekti juridic ka shfrytëzuar hapësirat e mensës.

Baby Boo