Padi penale për tetovarin që ka vjedhur një ‘Mercedes’ dhe dy BMW-ja!


SPB-Tetovë ka ngritur padi penale kundër Xh.R(35) nga Tetova për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “grabitje të automjetit”.

Në periudhen kohore nga nëntori 2017 e deri në janar 2018, i dyshuari ka grabitur një automjet tipi “Mercedes” dhe tri automjete “BMW”.

Ai ka shfrytëzuar rastin, kur pronarët e automjetëve kanë lënë veturat e tyre të hapura dhe me çelsin ne bravë.Me këtë rast i dyshuati ka shkaktuar dëm material me vlerë 1.786.400 denarë

Baby Boo