Padi penale për shkupjanin i cili e shkeli vetizolimin


Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër D.A. (44) nga Shkupi.

Ai, më 31 mars të këtij, kur prej Austrie arriti në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka nënshkruar deklaratë për vetizolim, të cilën e shkeli më 20 mars, kur në Shkup u drejtua për në spital me qëllim që të kryej test për koronavirus.

Pas konstatimit mjekësor se ishte pozitiv, ai me vetiniciativë duke mos iu bindur rekomandimeve mjekësore për izolim të rreptë u nis për në banesën e tij në Ohër, lëvizi pa maskë mbrojtëse dhe doreza, ndërsa më 23 mars ishte në ambientet zyrtare të një operatori, pas së cilës, në banesën e tij ka pranuar të punësuar të cilët ia kryenin shërbimin e dakorduar, kumtoi policia.

Baby Boo