Padi penale për një shkupjan që në Fejsbuk i ka kërcënuar deputetët


Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale në Ministrinë e Punëve të brendshme, në koordinim me Prokurorinë e Shkupit, ka filluar procedurë për shkak të një publikimi në Fejsbuk nga ana e B.B. (49) nga Shkupi.

Nga ana e Policisë thonë se ai “ka shkaktuar rrezikim të sigurisë së deputetëve të Kuvendit” dhe “ka shpërndarë material racist dhe ksenofob”.

B.B. dje ka qenë i ftuar në bisedë informative në stacion policor, ndërkaq i janë marrë mjetet për ekspertizë.

Pas dokumentimit të rastit, kundër B.B. do të dorëzohet padi penale, thonë nga Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale, duke shtuar se qytetarët rastet e këtilla dhe të ngjashme mund t’i paraqesin në stacionin më të afërt policor ose në e-mailin [email protected].

Baby Boo