PADI PENALE KUNDËR ISH DREJTORIT TË AGJENCISË PËR PUNËSIM, VLLATKO POPOSKI


Sot nga Sektori për Shpërbërjen e Krimit të Organizuar dhe Serioz kanë dorëzuar padi penale kundër ish drejtorit të Agjencisë për Punësim, Vllatko Poposki (39) për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”.

Siç informojnë nga MPB-ja “V.P., si u.d. drejtor i Agjencisë për Punësim në Republikën e Maqedonisë, gjatë vitit 2016 në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, pa u realizuar procedura ligjore, personit juridik nga Shkupi i ka ofruar punë për sanim të një objekti. Në këtë mënyrë ka mundësuar që personi juridik në mënyrë të paligjshme të realizojë fitim 416.304 denarë dhe për atë shumë e ka  dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu i paraqituri në periudhën prej 28.10.2015 deri në 30.10.2016, në kundërshtim me rregulloren për shfrytëzim të automjeteve zyrtare të cilat kanë qenë në pronësi të Agjencisë dhe pa miratimin e Bordit Drejtues, më 28.10.2015 ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim teknik me Ministrinë për Punë dhe Politike Sociale gjatë zbatimit të programeve aktive dhe masave për punësim”.

Ndërsa në bazë të kësaj marrëveshjes, sipas MPB-së, Agjencia për Punësim ia ka dhënë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale 4 vetura për përdorim. Për veturat e dhëna, drejtori Vllatko Poposki i ka dhënë edhe kartelat për mbushje me karburant në pompa të benzinës.

Baby Boo