Pacolli Thaçit e Kurtit: Ndaleni presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese

epa06600402 Minister of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo Behgjet Pacolli reacts during a joined press conference with his Slovenian counterpart Karl Erjavec (not in picture) in Pristina, Kosovo, 13 March 2018. Minister of Foreign Affairs of Slovenia Karl Erjavec is on one-day official visit in Kosovo. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Kreu i AKR’së dhe deputeti Behgjet Pacolli ka kërkuar nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës që të ndalin presionin dhe tentimin që të ndikojnë në vendimin që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese për mandatarin.

Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli thotë se Gjykata Kushtetuese është një organ i lartë që nuk guxon të kërcënohet e as të ndikohet nga askush.

“Është tepër e rëndësishme që të respektohet pa marrë parasysh cili do të jetë vendimi. Unë, si President i vendit, e pata bëra këtë pa zhurmë fare. Ky shembull duhet të ndiqet edhe nga të tjerët”, ka thënë ai./GazetaExpress/

Baby Boo