Pacolli pas arrestimit të Naim Murselit: Dy fëmijë janë pa nënë, kushdo qoftë prapa vrasjes së Liridonës duhet të dënohet


Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se kushdo që qëndron prapa vrasjes së Liridona Murselit duhet të dënohet maksimalisht.

Ai këtë reagim e bëri pasi Policia e Kosovës ka arrestuar bashkëshortin e Liridonës, Naim Murselin, i cili kishte shërbyer si këshilltar i Pacollit derisa ishte president.

:Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës. I përgezoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër (akt i paparë në traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë. Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj.

Pacolli tha se kjo është “e pabesueshme dhe e trishtueshme”.

Baby Boo