Pacolli paralajmëroi padi kundër Alma Lamës, ja cila është përgjigjia e saj


Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar se do ta padisë Alma Lamën pasi kjo e fundit ka thënë se Pacolli ka dërguar gaz lotsjellës në Shqipëri në vend të 1 milionë eurove që i kishte premtuar.

“Premtoi se do të jepte 1 milion euro për tërmetin në Shqipëri, por dërgoi 500 granata helmi, gazi lotsjellës”, kishte shkruar Lama në profilin e saj në “Facebook”.

Pacolli ka thënë se një deklaratë e tillë është shpifje dhe se për një gënjeshtër të tillë do të përballen në Gjykatë.

“Lexova sot deklaratën e një gënjeshtareje që paska shpifur se gjoja unë qenkam i përfshirë në dërgimin e gazit lotsjellës në Shqipëri! Personi në fjalë ka shpifur qëllimshëm në llogari timen dhe për këtë akt, gënjeshtra e saj do të verifikohet në Gjykatë. Ju përshëndes”, kishte shkruar Pacolli në profiling e tij në Facebok.

Në lidhje me padin që Pacolli theksoi që do të bëj për Lamën përmes një postimi në Facebok shkroi që “Ne pritje te padise…

Baby Boo