Pacolli i zhgënjyer me rezultatin e LDK-së: Në politikë sinqeriteti dhe drejtësia nuk po paguhen


“Ku qëndron faji nuk e di, por është mëkat që një parti shtet-formuese me njerëz të mirë, të urtë dhe të dijshëm, pa asnjë skandal të penalizohet në këtë mënyrë – është e pakuptueshme”.

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke thënë se është zhgënjyes fakti që Lidhja Demokratike e Kosovës i ka marrë vetëm 13,08 për qind të votave.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka shtuar se në politikë, sinqeriteti dhe drejtësia nuk po paguhen.
“Nuk e kemi pritur këtë rezultat dhe është pak a shumë zhgënjyes. Një thënie e popullit thotë se kur thyhet qerrja, gjen rrugë sa të duash”.

“Ku qëndron faji nuk e di, por është mëkat që një parti shtet-formuese me njerëz të mirë, të urtë dhe të dijshëm, pa asnjë skandal të penalizohet në këtë mënyrë – është e pakuptueshme”.
“Në politikë sinqeriteti dhe drejtësia nuk po paguhen”.

Baby Boo