Pacolli: Albin Kurti më mori në pyetje për jetën private më 2017


Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli ka treguar detaje pse më 2017 e kishte anuluar koalicionin me Albin Kurtin në momentet e fundit.
Pacolli ka theksuar se Kurti e kishte marrë në pyetje për jetën e tij private, duke i tejkaluar kufijtë.

“Një orë para takimit mora telefonatë nga Kurti ku thotë se do të vij për të diskutuar. Mënyra e diskutimit nuk më ka pëlqyer, pyetjet e tij nuk më pëlqeu. Dhe pastaj ia jap Kurtit një libër, dhe në kapitullin këtë këtë e ke një temë. Ai lëmsh u bë aq i madh tek une saqë në fund u desht të më bindë që të mos shkoj asnjë hap përpara drejt këtij bashkëpunimi’’, ka thënë Pacolli.

‘’Energjia e qasja e Kurtit më shtyu që të mos eci përpara. Më pyeti për gjëra gogja private për të cilat nuk do ta pyesja as mikun më të afërt që kam. Kur i kam analizu, e kam pa që kanë një qëllim dhe nuk më ka pëlqy. I ka interesu jeta ime e mëparshme dhe lidhjet e mia me t Kremlinit’’, shton ai në një debat

Baby Boo