Pacientja reagon, në Spitalin e Tetovës edhe barnat i bleva ngaqë nuk kishte!


Shkruar nga pacientja Fatlinda Zeqiri e cila ka ndarë eksperiencën e saj:

Meqë nisën muhabetet e spitalit

Gjatë kohës njëjavore që isha në Tetovë, një ditë nuk ndihesha mirë dhe shkova në kontrollë në spital. Nuk po cek repartin se ç’rëndësi ka, të gjithë të njejtë janë.
As shërbim si duhet, as pastërti, madje më duhej t’i blenim ilaçet nga barnatoret dhe t’ua sjellnim në spital.

Motra që më vendoste kanillën kishte vështirësi në palpimin e venës, pastaj tha haj po e provoj këtu, nuk dilte gjak dhe filloi të kërkonte venën me gjylpanë brenda, po më lëndonte jashtmase, u gjet më në fund…

Ndërkohë që pranoja infuzionin, era e ushqimit që shpërndahej më përziente lukthin e të qeshurat me zë të lartë dhe takat e personelit që ecnin me kryelartësi më bënin kaçurrel edhe ata pak nerva që mundohesha t’i kursej.

Në momentin që më hoqi Kanillën më lëndoi sërisht.
Iu kujtua të më thotë një ‘më fal’ sipërfaqësore.
I them: jo s’ka gjë, është normale. Me thonjtë e tejzgjatur e të ngjyer me llak dhe me flokët e pa kapur siç duhet që të valëviten fytyrës është normale të më lëndosh!!!

A do të kthehesha edhe njëherë në Tetovë ?! – e pyeta veten.

Kurrë më!!!

Baby Boo