Pacientja që vdiq, do të donojë edhe veshkat dhe kockën

Ministria e Shëndetësisë, në kumtesën për transplantimin e zemrës së pacientes që ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme, ka njoftuar se familjarët e saj kanë rënë në pajtim që të donohen edhe veshkat dhe kocka.

Veshkat do t’u jepen pacientëve që me vite janë në dializë, ndërkaq kocka atyre që janë të shtrirë në Klinikën Ortopedike. Kjo do të paraqesë eksplantimin e parë që do të realizohet në Maqedoninë e Veriut.

Baby Boo

“Dy veshkat e kësaj paciente sot do t’u transplantohen pacientëve që me vite janë në dializë. Të hënë në mëngjes, kocka me metastazë e pacientit që mjekohet në Klinikën ortopedike do të zëvendësohet kockën e shëndoshë të vajzës së vdekur. Edhe dhjetëra pacientë që vuajnë nga karcinomi që ua dëmton eshtrat dhe pacientët me fraktura të rënda, te të cilët nuk ka mundësi të vendoset protezë, do të fitojnë kockë nga donuesja e vdekur. Ky është eksplantimi i parë i këtillë që realizohet në shtet”, thuhet në njoftimin e MSH-së.