Në Tetovë, Ndihma e Shpejtë me shumë probleme!


Ndër rastet e shumta që raportohet për neglizhencën e shërbimeve në Ndihmën e Shpejtë në Tetovë, nga po kjo neglizhencë jo rrallë herë pësojnë pacientët.

“E kemi thirrur Ndihmën e Shpejt në ora pesë të mëngjesit, pa asnjë lloj arsyetimi nuk erdhën. Jemi detyruar të shkojmë vetë me veturë deri tek emergjenca që të marrim një mjek, për ta dërguar tek i sëmuri, aty nuk kemi gjetur asnjë mjek. E kemi marrë të sëmurin ta dërgojmë në spital, ku edhe pas pak çaste ndërroi jetë”, ka shpjeguar e afërmja, e tani më të ndjerit nga Tetova.

I pyetur për këtë rast, se a mba përgjegjësi udhëheqësi i Shtëpisë së Shëndetit Tair Tairi, ai për Pa Censurë tha: “Ka shumë rrethana që vjen deri tek këto raste, komunikacioni shumë i dendur. Pacientët gjithë kohës kërkojnë ndihmën e shpejtë edhe për sëmundje të lehta. Mjekët i kemi me pakicë, dëshirojmë të ndihmojnë por ballafaqohemi me shumë probleme.” shpjegoi Tahiri.

Vite me radhë vazhdojnë problemet me shërbimet në Ndihmën e Shpejt. Mungesa e mjekëve, shërbimeve dhe mos korrektësia janë të parat në vargun e gjatë të problemeve që përballin pacientët tek urgjenca.

Jo rallë herë ndodh që mos dhënia e shërbimeve të rezultojë fatale për pacientin./PaCensurë

Baby Boo