Pacientët: “Përpara të vjen kanceri sesa terapia”


Pasi priti me orë të tëra dhe nuk i dhanë asnjë termin për një ekografi, kjo zonjë e diagnostikuar me kancer në gji, doli të kërkoj ndihmën e gazetarëve për të siguruar një shërbim që i takon në Onkologji. Në pritje të terapive dhe incizimeve, pacientët si kjo vijnë në derexhe të vdekjes nga metastazat e kancerit.

“Unë jam operuar në gjoks, tani sërish me rrjedh varra. Vij te mjeku, assesi nuk mund të më gjejnë një Ekografi ta bëj për ta parë se çfarë ka ndodh. Tri ditë vij, as privat e as shtetëror nuk ma bëjnë dermane. Nuk ka terminë, si të më ndihmoni, më thonë të pres 1 muaj a mua më kërcet kraharori nga dhimbjet.” Edhe pacientët e tjerë, të cilët vuajnë me kancer mbeten në mëshirë të fatit. Bredhin dyerve të Klinikës së Onkologjisë në përpjekje të sigurimit të disa terapive dhe të ndonjë termini për incizime radiologjike.

“Kur sheh fëmijë dhe të rinj të dhemb zemra, për ne të moshuarit nuk kemi çfarë të bëjmë. Dhe të më japin termin së paku një muaj kurse sëmundja nuk pret. Kjo sëmundje nuk prit dy muaj, tash ka të caktuar Rezonancë magnetike, më thanë më 12 dhjetor dhe atë termin mezi arrita ta bëj.” Revolta është e madhe tek pacientët nga qytete tjera, të cilët detyrohen të vijnë çdo ditë. Disa thonë se vetëm shpenzimet e rrugës u dalin dhjetë mijë denarë në muaj, e lëre më harxhimet tjera për mjekim.

“Duhet privatisht, kushtojnë shumë dhe varet ku, unë javën e kaluar bëra CT me kontrast në spital privat 57 mijë denarë. Në një vend tjetër më kushtoi 22 mijë denarë. Sa i përket terminëve të ekzaminimeve radiologjike, nga drejtoria thonë se përgjegjëse është platforma “Termini im”. Megjithatë, çdo mjek specialist duke parë gjendjen shëndetësore mund të krijoj udhëzim urgjent dhe me prioritet për të bërë një incizim përkatës dhe për t’iu nënshtruar të njëjtit rrezatimit.

“Për CT më thonë se nuk ka tash deri në janar-shkurt, ku mund të pret guraja deri atëherë mbi 40 vjeç është. Më thonë nuk është doktori këtu nga e hëna. Përse nuk punon sot! Veç se është e premte!!” Nga drejtoria e Klinikës së Onkologjisë thonë se terapitë janë siguruar dhe furnizimi tyre vjen nga e hëna. Por, nga mungesa disa mujore e disa llojeve të terapive, ato që vijnë nuk arrijnë ti përmbushin gjitha nevojat e pacientëve. Përpjekja për mos të krijuar turma në repartin ditor të Klinikës, ka bërë që disa pacientë të njoftohen përmes mjekut amë se kur të shkojnë ti marrin terapitë./Alsat.mk

Baby Boo