Paçarizi për heqjen e fotos së Thaçit nga Osmani: Veprimi i panevojshëm, ajo duhet të detyrohet të respektojë ligjin për simbolet shtetërore


Profesori universitar dhe analisti, Rrahman Paçarizi, tha se ishte simbolikë e panevojshme dhe kishte qĽllim dërgim mesazhi dhe është e nevojshme të diskutohet dhe nuk ishte shembull i mirë për deputetë e tjerë nga krye deputetja e tanishme,.
Paçarizi ishte i ftuar në “Express Intervistën” për të folur rreth simbolikës dhe diskursit gjuhësor në paraqitjen e parë të kryeministrit Albin Kurti dhe krye parlamentares, Vjosa Osmani.
Ai gjithashtu ka folur edhe për heqjen e fotografisë së presidentit Hashim Thaçi nga ana e kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

“Këto veprime bëhen për punë simbolikash dhe dërgimit të mesazhit dhe këto duhet të diskutohen. Osmani është kryedeputetja e Kosovës, pra nëse ne mendojmë se deputetët nuk duhet të shkelin ligjin, ajo e ka për detyrë të mos i lejojë të shkelin ligjin. Simbolikisht ka qenë një veprim i panevojshëm. Kryetarja e Kuvendit duhet të detyrohet të respektojë ligjin për simbolet shtetërore”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu analizoi edhe veprimet e opozitës në seancën e 3 shkurtit, për të cilën thotë se ishte për keqardhje.

Baby Boo