Pa trajnim përkatës, pajisje dhe licencë të certifikuar nuk ka përdorim të pesticideve


Kushdo që do të përdorë produkt për mbrojtje të bimëve, do të mund të kalojë trajnim përkatës dhe të marrë licencë për përdorim të pesticideve. Pajisja, megjithatë, për aplikim të prodhimeve për mbrojtje të kontrollohet dhe të ketë certifikatë nga organ i certifikuar të autorizuar, porositi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha.
Për momentin, tha Hoxha, vendi po përballet me sfida lidhur me përmbushjen e kërkesave fitosanitare për prodhime bujqësore, veçanërisht nëse merret parasysh se kjo është një periudhë të ndryshimeve të rëndësishme të pakos në legjislacionin evropian për shëndetësi të bimëve dhe kontrollet zyrtare.

“Bëhet fjalë për legjislacionin kompleks, me ç’rast vendosen shumë kushte kufizuese dhe të ashpra për hyrje të prodhimeve bujqësore në tregjet e BE-së. Për këtë qëllim, Ministria e Bujqësisë miratoi Rregullore të bazuar të analizës së rrezikut, me kushte të reja për import të bimëve dhe produkteve bimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që do të hyjë në fuqi më 1 shtator të vitit 2021. Në këtë periudhë, punojmë intensivisht me të gjitha palët e prekura, për njohjen e tyre dhe përmbushjen e kërkesave të reja fitosanitare të cilat duhet të përmbushen. Vetëm kështu, për ne do të jetë në dispozicion tregu evropian”, potencoi ministri në ngjarjen ku u prezantuan ndryshimet e Ligjit për fitofarmaci.

Sipas tij, deri më tani rezultatet e arritura janë mbështetur nga projekti aktual “Përmirësim të zbatimit të legjislacionit për mbrojtje shëndetësore të kafshëve, sigurisë së ushqimit dhe legjislacionit fitosanitar dhe sistemeve përkatëse informative” në kuadër të Instrumentit për ndihmë parainkuadruese 2015.

Për zbatimin e Ligjit për fitofarmaci, shtoi, nevojitet shërbim profesional për mbrojtje integrale të bimëve nga organizmat e dëmshëm ekonomik, me të cilat do të përfshihej i gjithë territori i vendit dhe të gjitha kulturat bujqësore ekonomike.
Ai përkujtoi edhe se viti 2020 u shpall për Vit ndërkombëtar të shëndetit të bimëve, nën moton “Bimë të shëndetshme, jetë e shëndetshme”. Për shkak të pandemisë, shënimi u vazhdua deri në mes të vitit 2021, ndërsa MBPEU si institucion aktivisht u përfshi përmes fushatave informative, paneleve, tribunave dhe promovimeve

Baby Boo