Pa rrymë nesër disa pjesë të komunave të Shkupit


Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro shpërndarës nesër pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Qendër, Gazi Babë dhe Gjorçe Petrov, bëjnë të ditur nga QRMK – Shkup.

Në periudhën prej orës 09:00 deri në 12:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e e rrugës 6 në fshatin Bardovcë, Komuna Qendër.

Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 12:00 pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit nga bulevardi “11 Tetori” numër 6, Komuna Qendër.

Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës 5 në fshatin Jurumleri, një pjesë e rrugës 6 në fshatin Jurumleri, firma “Koki D Kompani” dhe rrugët përreth deri te trafostacioni në fshatin e njëjtë, Komuna Gazi Babë.

Në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 13:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve “Kiçevska”, “Ibe Palikuqa” dhe “Zendel Ajdini”, Komuna Gjorqe Petrov.

Në periudhën prej orës 08:15 deri në orën 15:45 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Nikolla Kirov Majski” numrat 7a, 9, 11, 13 dhe ndërtesa 55, rruga “Pariska Komuna” ndërtesa numër 99 dhe rruga “Bllagoja Stefkovski” ndërtesa numër 55, Komuna e Gazi Babës.

Baby Boo