Pa roje shpëtimi shumë plazhe të Strugës


Në mungesë të rojeve të shpëtimit në shumicën e plazheve në Strugë, të vetmit që mund t’i vijnë në ndihmë një personi që mbytet janë vendasit. Midis tyre është Jakovçe Matlijeski nga Struga. Ai thotë se këtë sezon i është dashur të hyjë në liqen disa herë, për të shpëtuar jetë.

Një prind me djalin e tij, nga Haraçina, kërkoi ndihmë dhe ne disa struganë shkuam t’i shpëtojmë. Fëmija po mb*ytej dhe prindi nuk dinte të notonte. Këtu në portin ku jemi, ishte një gjyshe me tre nipër, nipërit filluan të mbyten, dhe gjyshja u hodh t’i shpëtojë. Unë u gjeta këtu dhe i ndihmuam, i shpëtuam nga mb*ytja. Ata ishin vajza 15-vjeçare – tha Jakovçe Matlijeski-banor i Strugës.

Banorët e Strugës thonë se duhet të ketë roje plazhi, ndërsa turistët kërkojnë siguri më të madhe.
“Ky është problemi më i madh. Katastrofë. Pa roje shpëtimi është vështirë. Fëmijë ka plot. Menjëherë të angazhohen roje shpëtimi. Nuk mundet pa ekip shpëtimi.”
“Duhet të ketë. Është mirë të ketë. Uji është i pastër, është i qetë. Siç duhet të jetë me rregull, ashtu duhet të jetë.”

Është detyrë ligjore e atyre që menaxhojnë plazhet të kenë roje shpëtimi. Por, marrëveshjet e tyre të koncesionit kanë skaduar.
Çdo verë në plazhet e Strugës, shpëtuesit e Kryqit të Kuq kanë qindra ndërhyrje të llojeve të ndryshme, dhe vitin e kaluar ishin shpëtuar notues që gati sa nuk ishin mbytur. Në anën tjetër të liqenit, në Ohër, Kryqi i Kuq është i detyruar të patrullojë nga toka dhe uji çdo ditë nga ora 11 deri 19, në ato plazhe që nuk kanë më koncesionarë dhe menaxhohen nga komuna.

Baby Boo