Ozilit i vjen një mbështetje e madhe pas largimit nga kombëtarja

This handout picture taken and released on May 13, 2018 and released on May 14, 2018 by the Turkish Presidential Press office shows Turkish President Recep Tayyip Erdogan(R) posing for a photo with German footballer of Turkish origin Mesut Ozil (L) in London. / AFP PHOTO / TURKISH PRESIDENTIAL PRESS SERVICE / KAYHAN OZER / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / TURKISH PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / KAYHAN OZER" - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

Unai Emery e ka mirëpritur rikthimin e Mesut Ozilit në kampion stërvitor parasezonal të Arsenalit, duke e mbrojtur vendimin e tij për t’u pensionuar nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Trajneri spanjoll i “Gunners” i ofroi përkrahje Ozilit pasi turko-gjermani vendosi ta braktisë ekipin kombëtar të Gjermanisë, duke thënë se për dallim nga Gjermania, skuadra e tij ofron ngrohtësi familjare për çdo lojtar.

Ozil, fitues i Kupës së Botës 2014 dhe me 92 paraqitje në total për Gjermaninë, e kritikoi Federatën e Futbollit të Gjermanisë (DFB) në një komunikatë trepjesëshe në të cilën e njoftoi pensionimin nga Kombëtarja të dielën, duke pohuar se DFB-ja kishte dështuar ta mbronte atë nga kritikat me motive raciale pas turneut zhgënjyes në Kupën e Botës.

“Të gjithë ne duam ta ndihmojmë Ozilin të ndihet si në shtëpinë e vet këtu me ne, si në familje sepse [Arsenali] është familje për çdo lojtar”, ka thënë Emery.

“Ai ndien se këtu me ne mund të punojë çdo ditë, dhe për ne është mirë që ai ka vendosur të vijë dhe të punojë me skuadrën para dy ndeshjeve të ardhshme”, shtoi ai. /Insporti

Baby Boo