Oxford, zbulohet edhe vaksina e tretë anti-COVID (VIDEO)


Punën e një dekade e kryen për 10 muaj. Kështu shkencëtarë nga Oxfordi krijuan një vaksinë e cila parandalon COVID-19 në 70 për qind të rasteve. Kjo shifër e efikasiteti të kësaj përbërje është premtuese ngase nëse doza dyfishohet ndikimi i saj rritet për 90 përqind të të injektuarve, njofton Klan Kosova.

Kjo u pa si triumf për luftimin e koronavirsuit edhe pse më parë kompanitë, Pfizer dhe Moderna me vaksinat e tyre kanë dhënë rezultate edhe më premtuese me 95 për qind të efektivitetit. Por përparësi e vaksinës së krijuar nga Universiteti i Oxfordit me Astra-Zenecën është se ajo do të jetë shumë më e lirë, më e lehtë për t’u ruajtur dhe më lehtë e qasshme në secilin vend të botës.

Ky zhvillim pritet të luajë një rol të rëndësishëm në trajtimin e pandemisë, nëse miratohet për përdorim nga rregullatorët. Këtij lajmi iu gëzua shumë edhe kryeministri britanik, Boris Johnson si dhe u mirëprit edhe nga drejtuesit e Organizatën Botërore të Shëndetit.

Qeveria e Mbreterisë së Bashkuar ka para-porositur 100 milionë doza të vaksinës Oxford dhe AstraZeneca derisa u zotua se do të sigurojë edhe tre miliardë doza të tjera vitin e ardhshëm.

Baby Boo